Një ditë përpara seancës plenare, socialistët mblodhën grupin parlamentar, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Kryefjalë e diskutimeve ishte axhenda parlamentare dhe qëndrimi që do të mbajë mazhoranca për kërkesën me debat të opozitës në lidhje me protestën që po mbahet prej thuajse një muaji.
“E kam thënë dhe duhet ta rishpreh: as nuk e pranoj dhe as nuk e njoh Partinë e Saliut si interlokutor mes nesh dhe protestuesve.”
Kreu i grupit socialist, Taulant Balla, tha se ajo që nisi si protestë ambientaliste për investimin në Zvërnec u devijua për interesa të tjera.
“Brenda kësaj proteste janë përfshirë edhe elementë që që nga dita e parë, kur e frynë këtë tullumbace që pothuajse ka plasur tashmë, duket qartë që janë interesa që lidhen me konkurrencë rajonale turistike, me interferenca të huaja të vendeve jo miqësore me Shqipërinë, dhe dita-ditës kjo histori po zbardhet. Ky tullumbac po shfryhet, i plasur tashmë, në sytë e të gjithë qytetarëve shqiptarë.”
Por ka edhe një kategori që thotë se meriton reflektim nga shumica socialiste.
“Duhet të jemi sa më, le të themi, kokëulur, dhe sa më dëgjues e sa më komunikues me njerëzit. Kundërshtari më i madh i Partisë Socialiste janë segmente të caktuara në nivele të caktuara të administratës që nuk u kthejnë përgjigje njerëzve.”
Një koment Balla e kishte edhe për Marjana Koçekun, e cila pak javë më parë u largua nga grupi socialist.
“Të dorëzojë mandatin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, se ia ka dhënë Partia Socialiste e Shqipërisë. Nuk është një person i votuar drejtpërdrejt, dhe kur të votohet drejtpërdrejt, ka të drejtë edhe të përdorë mandatin.”
Balla komentoi edhe hartën e re territoriale, e cila me gjasë nuk do të implementohet në zgjedhjet e vitit 2027, për shkak të mosarritjes së afateve.
“E pamundëson ky afat i konsultimit që kërkohet. Mos ta paragjykojmë, ndoshta ka tym të bardhë nga komisioni sot ose nesër.”
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 