Ivan Balliu do të vazhdojë që të jetë një lojtar i Rayo Vallecanos edhe për të paktën dy sezone të tjera.
Klubi madrilen zyrtarizoi rinovimin e kontratës deri në vitin 2027.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u bë pjesë e ekipit në verën e vitit 2021 nga Almería.
Në vazhdim, Balliu ka qenë një element i rëndësishëm i ekipit në të djathtë të prapavijës, ndërsa në këtë sezon, paraqitjet e tij kanë qenë më të pakta.
Në këtë sezon, ai është aktivizuar në 21 takime me Valleconon, me në total 1067 minuta.
Klan News