Ish-deputeti e sheh si tregues të mendësisë së kryetarit Basha

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputet me propozime të ardhura nga baza, është drejt fundit në selinë blu.

Klevis Balliu, i cili është një prej kandidatëve potencialë për t’u rizgjedhur deputet nga komisioni i posaçëm që po bën filtrimin e propozimeve, e sheh të gjithë këtë proces të iniciuar nga kryedemokrati si shumë domethënës dhe për filozofinë me të cilën Lulzim Basha do të qeverisë kur të vijë në pushtet.

“Kjo është mendësia e liderit demokrat dhe për mënyrën sesi do të drejtojë qeverinë kur të marrë pushtetin. Me këtë mentalitet, mentalitetin e dëgjesës”.

Duke folur për qëndrimin që Partia Demokratike mban për mos heqjen e koalicioneve parazgjedhore, Balliu nuk e sheh këtë si frikë të demokratëve për të dalë të vetëm në zgjedhje, por si frikë të Ramës i cili është i vetëm kundër të gjithëve.

“Është Edi Rama ai që ka frikë sepse patjetër janë bërë të gjithë bashkë kundër tij. Me zgjedhje të lira dhe të ndershme Edi Rama nuk e ruan dot imunitetin që ka sot politik. Sot është ironike që do të shkojë tek Lukashenko për të diskutuar zgjedhjet e lira. Praktikisht Lukashenko shkon tek Lukashenko.”.

Balliu akuzon qeverinë se me korrupsionin me të cilin po qeveris ka varfëruar shqiptarët.

“Arsyeja themelore e varfërisë së shqiptarëve është vjedhja e shtetit”.

Akuza të ashpra Balliu në adresë të qeverise bën dhe për menaxhimin e pandemisë.

Tv Klan