Sejko: Kroacia shërben si udhërrëfyese për integrimin e Shqipërisë në BE

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në një takim homologun kroat, Boris Vujçiç ku diskutuan për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Gjatë fjalës së tij Guvernatori Sejko shprehu besimin se potenciali mbi mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe teknik mes dy vendeve mund të zhvillohet më tej. Gjithashtu Sejko theksoi se Kroacia mund të shërbejë si udhërrëfyes në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Guvernatori Sejko u shpreh se pavarësisht situatave sfiduese, ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet dhe të shënojë progres në thuajse të gjithë treguesit e stabilitetit ekonomik dhe financiar.

Dy Guvernatorët nënvizuan se pjesa më e madhe e vendeve në Rajon, përshirë Shqipërinë, janë të lidhura ekonomikisht me Eurozonën dhe financiarisht janë të ekspozuara ndaj saj.

Klan News