Rritja e përdorimit të pagesave elektronike dhe mënjanimi i cash-it kërkojnë rritjen e edukimit financiar. Ledia Bregu, drejtuese e departamentit të sistemit të pagesave në Bankën e Shqipërisë thotë se menaxhimi i financave të një individi nuk duhet të jetë më i varur nga aplikacionet e bankave.

Qeveria ju la afat përfaqësuesve të sistemit bankar muajin Qershor për të zbatuar ligjin e shërbimeve të pagesave. Ndërkohë që pritet ende përmbushja e kritereve, ekspertët kërkojnë shtim të licencimeve për mjetet e reja të pagesës.

Paralelisht me përgatitjen e institucioneve bankare, qeveria ka nisur edhe një projekt pilot që synon të nxisë përdorimin e pagesave dixhitale nga qytetarët përmes skanimit të barcodit në fatura e që do të shtrihet në Tiranë, Peshkopi e Pëmet.

Tv Klan