Banorët e fshatrave të fushës naftëmbajtëse Patos Marinzë, nuk kanë arritur një marrëveshje me Bankers Petrolium për pagesën e qirasë së tokave.
Pas dy protestave para zyrave të kompanisë në Fier, ata e zhvendosën reagimin pranë zyrave të firmës në vendburim.
Banorët kërkojnë që të respektohet kontrata për pagesën e qirasë të cilën Bankers kërkon t’ua përgjysmojë.
Një përfaqësi e banorëve u takuan me zyrtarë të kompanisë, por sërish nuk pati ndryshim të qëndrimeve. Hapi i radhës për banorët është bllokimi i aktivitetit.
Pagesa e qirasë së tokës është e vetmja e ardhur për rreth 800 banorë të zonës.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 