Konflikti i armatosur me Iranin ka hyrë në javën e tij të tretë.
Në Teheran, jeta e përditshme po zhvillohet nën një pasiguri të plotë.
Për shumë qytetarë, prag festimet e Vitit të Ri Persian janë zëvendësuar me lutje për paqe.
“Lutja ime ka qenë gjithmonë që njerëzit të arrijnë paqen dhe të kthehen në shtëpitë e tyre. Shpresoj që ky Vit i Ri të mos jetë një vit lufte, por një vit i qetë ku njerëzit t’i kthehen rrjedhës normale të jetës”, u shpreh Nastaran Ghaderi, një qytetar në Teheran.
Megjithatë, frika ka ndryshuar rrënjësisht rutinën e familjeve. Prindërit po izolojnë fëmijët në ambientet e mbyllura, duke u përpjekur t’i mbrojnë nga traumat e goditjeve ajrore.
“Për shkak të luftës, kam frikë ta nxjerr fëmijën jashtë. Tani luajmë futboll në parkingun e brendshëm në vend të fushave të hapura. Kur dëgjohen shpërthime, i them djalit se është thjesht bubullimë, që të mos i shkaktoj stress”, pohoi Farhad Sharifi, një tjetër qytetar.
Ndërkohë, vala e shpërnguljeve ka prekur edhe Libanin.
“Ne nuk e duam luftën, por nëse ajo na imponohet, jemi gati. Nëse kërkoni paqe, edhe ne do të jemi paqësorë”, tha Mohammed Hashem, një banor i shpërngulur.
Ndërsa tensionet po shtohen, ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për negociata, pasi një përshkallëzimi i mëtejshëm mund të përfshijë të gjithë rajonin.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 