Gara e Juventus në Champions League nisi me një barazim dramatik 4–4 me Borussia Dortmund të martën në Torino. Një ndeshje plot emocione që u ndez në pjesën e dytë.
Adeyemi zhbllokoi rezultatin në të 52’, duke realizuar një gol për skuadrën gjermane. Disa minuta më vonë ishte Yildiz, i cili shënoi për Juve me një goditje alla Del Piero. Nmecha i dha sërish epërsinë Dortmundit në të 65’, por festa zgjati pak, pasi Vlahovic riktheu përsëri baraspeshën. Miqtë shënuan edhe 2 herë të tjera: Couto dhe Bensebaini. Në shtesë ishin sërish Vlahovic dhe Kelly që shpëtuan Juventusin nga humbja me golat e tyre.
Në këtë takim pati disa minuta edhe për debutuesin Edon Zhegrova, i cili ndihmoi në lojën e Juves me pasimet e tij.
Sezoni i Champions për Real Madrid u hap me fitoren 2–1 ndaj Marseille në “Santiago Bernabeu”. Golat për madrilenët u realizuan të dy me penallti, me autor Mbappe, ndërsa më herët kishte shënuar Weah për francezët.
Një nisje e mirë për ekipet angleze, pasi Arsenal mundi 2–0 Athletic Bilbao, ndërsa Tottenham 1–0 Villarreal. Qarabag befasoi Benficën duke e mposhtur 3–2 në sfidën e luajtur në Lisbonë, ndërsa belgët e Union thyen 3–1 PSV Eindhoven.
Sot do të jetë radha e 6 ndeshjeve të tjera, ku spikasin Bayern München – Chelsea dhe Liverpool – Atletico Madrid.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
