Barcelona siguron të ardhmen e kapitenit të saj, Raphinha. Klubi katalanas ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin brazilian deri në qershor të vitit 2030.

29-vjeçari, i cili iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2022 nga Leeds United, shpërblehet kështu për paraqitjet e shkëlqyera dhe sezonin fantastik që po zhvillon. Përveç zgjatjes së kontratës me dy vite të tjera, Raphinha do të përfitojë edhe kushte më të mira financiare, duke u bërë një nga lojtarët më të paguar të skuadrës.

Braziliani po kalon formën më të mirë të karrierës së tij. Këtë sezon ka realizuar 19 gola në 13 ndeshje, 15 në La Liga dhe 4 në Champions League.

Një rol të rëndësishëm në këtë vendim ka pasur edhe trajneri Hansi Flick, i cili i ka besuar Raphinhas një rol kyç në skuadër, duke e emëruar edhe kapiten të parë.

Me këtë rinovim, Barcelona siguron një nga lojtarët më të rëndësishëm të projektit të saj për vitet e ardhshme.

Klan News

/tvklan.al