Barcelona e nisi sezonin më së miri duke fituar Superkupën e Spanjës. Skuadra katalanase fitoi me përmbysje 2 – 1 me Sevilla në takimin e luajtur të dielën në Marok.

Sarabia me golin e shënuar që në minutën e nëntë krijoi më kot iluzion se Sevilla mund t’i rrëmbente trofeun Barcelona. Katalanasit shtuan presionin në portën kundërshtare duke patur disa raste të mira.

Messi goditi shtyllën përpara se Pique realizoi golin e barazimit në fundin e pjesës së parë. Fitorja u vendos me golin e Dembele në minutën e 78’, që mori një pasim të saktë nga kapiteni Messi.

Në një ditë të mirë edhe portieri Ter Stegen me pritjet e tij, përfshi penalltinë e pritur në çastet e fundit të takimit. Barcelona me këtë sukses e çoi në 13 numrin e Superkupave të Spanjës të fituara.

Tv Klan