Humbet me Atletico dhe mbetet në mesin e renditjes

Barcelona nuk po gjen vijueshmëri me rezultatet këtë sezon. Pas fitores 5-2  me Betis pësoi disfatë në kampionat në fushën e Atletico Madrid. Skuadra e Diego Simeone festoi fitoren 1-0 kundër Barçës së Messi-t falë edhe sigurisë në portë me Oblak.

Rastet e Atletico u konkretizuan në fundin e pjesës së parë. Carrasco shfrytëzoi daljen e gabuar të Ter Stegen për të realizuar golin e fitores. Lojtarët e Barcelonës nuk i shfrytëzuan mundësitë e paraqitura.

Për më tepër nuk do të kenë në dispozicion për të paktën 6 javë Pique, i cili la fushën i dëmtuar. Katalanasit mbeten në mesin e renditjes pasi në 8 ndeshje kanë marrë vetëm 11 pikë.

Një ecuri e dobët në një kampionat ku rivaliteti është i madh, pasi janë forcuar edhe skuadra që më parë konsideroheshin si të dobëta.

Tv Klan