Barcelona po përballet me vështirësi për regjistrimin e blerjes së fundit, Dani Olmo, pasi klubi katalanas vazhdon të ketë probleme financiare.

Kampioni i Evropës u prezantua si një futbollist blaugrana më 9 Gusht, pasi drejtori sportiv Deco mbylli akordin me klubin e Leipzig.

Katalanasit paguan për kartonin e futbollistit 60 milion euro, me 26-vjeçarin që firmosi një kontratë gjatë vjeçare, ndërsa klubi vendosi një klauzolë shitjeje prej 500 milionë eurosh.

Sipas Cadena Ser, Barcelona ende nuk ka arritur që të regjistrojë spanjollin, vetëm pesë ditë para debutimit të tij të mundshëm në La Liga kundër Valencias.

Së fundmi, blaugranat njoftuan bashkëpunimin me sponsorin e ri Aramark, ku ata do të përfitojnë 40 milion euro.

Por klubi ka nevojë për një tjetër financim, në mënyrë që të shmangë probleme të tilla me lojtarët.

Pengesa me regjistrimin mund të ketë edhe për futbollistët Ansu Fati, Clement Lenglet, apo Eric Garcia.

Por drejtuesit e Barcelonës janë optimistë dhe po punojnë që të bëjnë një tjetër afrim, sulmuesin Niko Uilliams nga Athletic Bilbao.

Klan News