Barcelona triumfoi me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Sabah në Azerbajxhan, në duelin e raundit të pestë në Champions League.

Katalanasit ishin dominues dhe zhbllokuan sfidën në minutën e 31-të me Anothony Gordon, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Fraksioni i dytë nisi sërish me gol nga Gordon, që dyfishoi shifrat në minutën e 51-të. Dy minuta më vonë, Adeyemi realizoi të tretin, ndërsa Gabriel Jesus shënoi të katërtin në minutën e 60-të.

Goli i Mickels në minutën e 63-të për miqtë, kishte vetëm vlerë statistikore.

Me këtë sukses, Barcelona shkon në kuotën e 12 pikëve në vendin e pestë dhe afrohet me kualifikimin mes tetë më të mirave.

/tvklan.al