Sulmuesi i Shqipërisë pjesë e ekipit në La Liga

Rey Manaj do të luajë me ekipin e parë të Barcelona. Sulmuesi shqiptar u regjistrua nga katalanasit si lojtar, i cili mund të aktivizohet në La Liga. Klubi katalanas e komunikoi vendimin këtë të shtunë vetëm 1 ditë para sfidës së parë të sezonit me Real Sociedad.

Duket që problemi me dëmtimin e Sergio Agurro dhe paraqitjet e Manajt në fazën përgatitore bindën Ronald Koeman ta mbajë si alternativë për sulmin. Rey Manaj është pjesë e futbollit spanjoll prej sezonit 2017-2018 ku është aktivizuar në Segunda Division me Granada dhe Albacete.

Kalimi te Barcelona B ishte një shans që e shfrytëzoi futbollisti 24-vjeçar. Vetëm kampionatin e kaluar realizoi 14 gola në Segunda B. Bashkë me Rey Manaj në këtë sezon të La Liga është edhe Keidi Bare, i cili luan për Espanyol.

Manaj e nisi karrierën në Itali ku pati mundësi të luante edhe disa ndeshje me Inter, por më tepër në Serie A u aktivizua te Pescara.

Tv Klan