Barcelona e mbylli sezonin 2024/2025 në mënyrë të suksesshme, edhe pse eliminimi në gjysmëfinalen nga Interi la një shije të hidhur.

Por klubi katalanas rrezikon që të marrë një penalitet nga UEFA, pasi akzohet se ka shkelur rregullat e Fair Playt Financiar.

E dënimi mund të jetë gjatë garës në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.

Barcelona i kishte shkelur më herët rregullat e përcaktuar nga Bordi i Kontrollit të financave të Klubit të Institucionit nr 1të futbollit europian, duke paraqitur fitimet në mënyrë të gabuar, duke pësuar një gjobë prej 500 mijë eurosh nga enti i futbollit europian.

Barcelona kishte apeluar në tetor në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të sportit duke humbur sërish, me institucionin që e kishte përkufizuar penalitetin “relativisht të lehtë”

Por duke lexuar arsyet e dënimit në Katalonjë, del një skenar që sjell frikë. Bordi i Kontrollit të financave të Klubeve nënvizon që një shkelje e ngjashme nga ana e Barcelonës gjatë procesit të monitorimit në 2023/2024, do të bënte një rast përsëritës dhe do të trajtohej me imponimin e një mase disiplinore më të ashpër kundrejt blaugranave.

Rreziku është që të merret një penalitet në fazën e grupeve të sezonit të ardhshëm të Ligës së Kampioneve, që do të ndikonte në rrugëtimin europian të klubit katalanas.

Barcelona nuk është klubi i vetëm që ka kaluar limitin e vendosur nga UEFA që parashikon një humbje maksimale prej 60 mln eurosh në një trevjeçar.

Në të njëjtën situatë janë edhe Aston Vila dhe Chelsea, por për klubet angleze, kjo është shkelja e parë.

Klan News

/tvklan.al