Opozita i cilëson farsë zgjedhjet lokale të 30 Qershorit

dhe thotë se ka vetëm një mënyrë për t’i bërë edhe de juro të paligjshme. Sipas

Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, fjalën e

fundit mund ta thonë gjykatat.

“Gjyqtarët, ku kandidatët e votimeve të shfuqizuara me dekretin e Presidentit, do të paraqiten për të marrë mandatin e paligjshëm, kanë dy mënyra për të mbrojtur shtetin e së drejtës nga sundimi mafioz i një personi të vetëm.

1.Të mos japin mandatet, duke vërtetuar pavlefshmërinë e 30 Qershorit.

2.Të pezullojnë gjykimin, për shkak se çështja nuk mund të zgjidhet para se Gjykata Kushtetuese të vendosë për dekretet e Presidentit të Republikës”.

Sipas Partisë Demokratike, përsa kohë Gjykata Kushtetuese

nuk është shprehur, dekretet e Presidentit të Republikës janë në fuqi dhe të

detyrueshme për zbatim. Për selinë blu, kushdo që pohon të kundërtën, nxit

anarkinë, nxit vetëgjyqësinë, nxit anormalitetin.

Tv Klan