Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar pas kallëzimit të bërë ndaj tij në SPAK nga Olsi Rama.
Duke e konsideruar si qesharake letrën e vëllait të kryeministrit, Bardhi thotë se dokumentet që ai ka publikuar janë fakte që tregojnë pjesëmarrjen e Olsi Ramës në një organizatë kriminale.
Deputeti demokrat i kërkon kryeministrit Rama që të mos fshihet pas të vëllait dhe të pranojë interpelancën e kërkuar prej tij të enjten.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 