“Vendi drejtohet nga një kryeministër i papërgjegjshëm”. Kështu deklaron kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi i cili nga konferenca për mediat kërkoi sqarime nga kreu i qeverisë Edi Rama nëse ishte në dijeni se Vlora Hyseni gjatë kohës që drejtonte SHISH u jepte grupeve kriminale informacione të klasifikuara.

Bardhi nuk i kurseu akuzat dhe në drejtim të presidentit Barjam Begaj, i cili këtë të hënë mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas hetimeve të SPAK ndaj ish-drejtueses së SHISH.

Demokrati i kërkon Ramës që të bëjë tranparencë përse ai zgjodhi që në krye të SHISH të ishte pikërisht Vlora Hyseni.

Teksa renditi akuzat për skemat korruptive, Bardhi tha se për gjitha është përgjegjës kryeministri Edi Rama dhe për këtë arsye ai duhet të japë dorëheqjen e menjëhershme.

/tvklan.al