Kërkon mbështetjen e demokratëve në garën për kryetar

Lulzim Basha siguron se nëse në 25 prill Edi Rama do të kishte fituar me zgjedhje të lira e jo duke përdorur makinerinë shtetërore, ai nuk do të ishte në garën për kreun e PD, dhe këtë zbulon se e ka thënë dhe përpara Këshillit Kombëtar.

Por duke qenë se beson se PD doli më e fortë nga zgjedhjet parlamentare ka vendosur ta udhëheqë në të tjera beteja politike si kryetar i kësaj force, ndaj kërkoi dhe mbështetjen e demokratëve të Matit e Bulqizës që të votojnë për të në 13 qershor.

Basha kërkon që pavarësisht debateve që kanë nisur në gjirin e PD pas zgjedhjeve nuk duhet harruar misioni që i takon vetëm kësaj force ndryshimi i Shqipërisë.

Tv Klan