Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është paraqitur në këto momente në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për llogari të autoriteteve belge që gjithashtu po hetojnë çështjen “Toyota Yaris”.

Në Qershor të vitit të kaluar në Portin e Durrësit në një makinë të tillë që vinte nga Belgjika u gjeten 3,4 milion euro.

Basha foli për paratë në foltoren e parlamentit përpara se ato të zbuloheshin duke akuzuar kreun e deputetëve socialistë Taulant Balla.

Belgët kërkojnë të dinë nga Basha nga cili e ka marrë informacionin se në portin e Durrësit do të mbërrinin makinat me para.

Në hetim nga drejtësia belge janë 12 persona.

Tv Klan