Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërcënuar edhe një herë tjetër mbrëmjen e së mërkurës se nëse do të shembet Teatri Kombëtar, Partia Demokratike do tu vendosë minat me ligj kullave që do të ndërtohen si pjesë e këtij projekti.

Kryedemokrati akuzoi kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj se po grabisin 8 467 m2 pronë publike.

Edi Rama dhe Erion Veliaj po shembin Teatrin Kombëtar për të grabitur 8467 m2 pronë publike dhe për të ngritur kulla mbi 20 kate. Nëpërmjet “Fusha shpk”, Edi Rama dhe Erion Veliaj fitojnë jo më pak se 200 milionë euro nga grabitja e pronës publike me ligj korruptiv. Me ligjin Antimafia PD do të sekuestrojë çdo cm2 pronë publike të grabitur. Nëse shembet Teatri, me ligj do tu vendosë minat kullave korruptive të korrupsionit.

Më tej, Basha sulmoi Ramën për mosreagim pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ndaluan hyrjen në vend kryetarit në detyrë të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Asnjë fjalë për bankomatin e tij privat Vangjush Dakon nuk belbëzon sot Edi Rama, ky artist i mashtrimit. Por vazhdon të mashtrojë për Aferën e 6 kullave 200 milionë euro. Çdo gjë që thotë, është mashtrim, pasi qëllimi i tij i vetëm është të vjedhë./tvklan.al