Nga Durrësi, kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë “Rama” se ka vjedhur fondet e Bashkimit Europian dhe nuk ndihmon biznesin në vend. Basha u zotua se pas 25 Prillit me Partinë Demokratike në qeveri, do të zbatohen plane të cilat do të përmirësojnë klimën e bërjes biznes në Shqipëri.

“As fondet e BE-së nuk i thithim dot, kjo qeveri e ka mendjen me vjedh fondet e juaja, në vend që të marrë fondet e BE-së e t’iu ndihmojë ju.”

Kreu i Partisë Demokratike premtoi heqjen e çdo takse për lëndën e parë që futet në Shqipëri. Ai tha se energjia është prioriteti i forcës politike që ai drejton, duke krijuar lehtësira fiskale dhe subvencionim.

“Ne tarifën do ia vëmë atij që e sjell të gatshme dhe do heqim çdo taksë për lëndën e parë, jo vetëm për panelet diellore por për gjithçka që prodhohet në Shqipëri. Çfarë prodhohet në Shqipëri do të ketë taksë zero lënda e parë që hyn brenda, ky është prioritet absolut i planit tonë për energjinë”

Basha tha se Partia Demokratike do e trajtojë si aleatë, ndërsa tha se për shkak të korruposionit Shqipërisë i janë larguar investimet e huaja.

Klan News