“Do të dali para ligjit për zaptimin me forcë të bashkisë”

Pas marrjes së detyrës nga kryebashkiaku i Kamzës, ka reaguar lideri i opozitës, Lulzim Basha.

“Hajduti Rakip Suli me ndihmën e banditit Sali Skura dhunuan dhe zaptuan sot me forcë selinë e Bashkisë Kamëz. Për dhunën hajdutërore të dy këta kriminelë do të përgjigjen shpejt para ligjit! Rakip Suli ky hajdut i milonave të shqiptarëve me tendera dhe qira që i përfitoi kur ishte deputet në konflikt të pastër interesi, duhet të ishte ndjekur penalisht dhe dënuar”, shkruan Basha në Facebook.

Më herët, kreu demokrat renditi në listën e të inkriminuarve dhe kryebashkiakë të tjerë socialistë si: Valdrin Pjetrin, Pjerin Ndreun, Artur Bushin, Dionis Ymerajn, Tërmet Peçin, Valbona Sakon dhe Klement Ndonin.

Tv Klan