“Pagoi bileta të klasit të parë për të bërë shopping”

Për propozimin e kryeministrit Edi Rama për të emëruar në krye të Ministrisë së Brendshme, Bledi Çuçin ka reaguar edhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

Ai thotë se ndërsa familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen t’i bëjë miqtë dhe të afërmit e tij ministra.

Gjithashtu Basha akuzon kryeministrin se ka paguar charter dhe bileta të klasi të parë për të bërë shopping në dyqanet luksoze në New York.

Ndaj ai thekson se durimit të shqiptarëve i ka ardhur fundi dhe Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj.

Tv Klan