Lulzim Basha tha pas takimit me banorët e Unazës se hallka që lidh të gjithë skandalin e Unazës së madhe është kryeministri i vendit. Ai foli për një skandal ku përfshihen edhe emra të tjerë të krimit të organizuar.

“Nësër para qytetarëve do të shpaloset me dokumente zyrtare se si Edi Rama dhe Erion Veliaj ndryshuan Planin urbanistik për ti dhënë leje një krimineli të dënuar me 21 vjet burg për trafik droge, një personi i cili njihet si mik, si bashkëpunëtor i kupolës socialiste Edmond Bego”.

Basha tha se mosveprimi i prokurorisë tregon jo vetëm kapjen e prokurorisë nga Edi Rama, por edhe  se kryeprkurorja Arta Marku dhe kupola e saj janë bashkëfajtorë në këtë skandal.

“Çdokush ka të drejtën të pyesë dhe të akuzojë sot; a keni marrë edhe ju pjesë, a jeni edhe ju pjesë e pazarit të ndyrë të krimit të organizuar për të shkatërruar shtëpitë e shqiptarëve, për të vjedhur taksat e shqiptarëve dhe për të pastruar paratë e krimit të organizuar me shumëkatëshet që do të ndërtojë këtu eksponenti i krimit të organizuar, ortaku i Taulant Ballës dhe Edi Ramës me firmën e Erion Veliajt?!”

Kryetari demokrat siguroi banorët e Unazës se do të jetë përkrah tyre për të mos lejuar shembjen e shtëpive të tyre.

Tv Klan