Në fokus ndryshimet kushtetuese

Vijon ndërkohë edhe angazhimi i ndërkombëtarëve që palët të gjejnë një dakordësinë për listat e hapura dhe koalicionet.

Mëngjesin e sotëm ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Juri Kim, ai i BE, Luixhi Soreka si dhe ambasadorët e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në fokus të këtij takimi që vijon ende janë diskutimet për Reformën Zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese. Një ditë më parë, ambasadorët takuan edhe Kryeministrin Rama ndërsa më herët janë pritur edhe nga Presidenti Meta.

Tv Klan