Lehtësi shkollimi për të rinjtë

Në takimin me të rinj të kryeqytetit me të cilët bashkebisedoi në Farkë, Lulzim Basha siguroi se punësimi i tyre pas perfundimit të arsimit të lartë do të jetë shumë më i lehtë me planin e parashikuar në programin elektoral të demokratëve.

Përfaqësuesve të profesioneve të lira në njësinë Nr. 7 në Tiranë iu foli për planin ekonomik dhe lehtësirat që parashikon sa i takon taksimit. Veç anulimit të fiskalizimit që thotë se i rëndon xhepave të bizneseve deri në 2 mijë Euro në vit, premtoi edhe uljen e tatimit mbi fitimin.

Pjesë të vëmendjes tha se ka veçanërisht edhe personat me aftësi të kufizuar, me shoqatën e të cilëve nënshkroi një marrëveshje.

Pavarësisht axhendës së ngjeshur të takimeve elektorale, besimtarëve myslimanë që nisën muajin e Ramazanit i uroi nga makina e tij, rrugës teksa shkonte në Kavajë.

Ndërsa në Vilbashtovë ku u takua me banorë të zonës, kryedemokrati u angazhua të bëjë realitet statusin e gazetarit.

“Do bëj që asnjë politikan mos dhunojë gazetarët ose do përballet me sanksionet më të rënda, do fuqizojmë median publike, s’do jetë pronë e partisë në pushtet, por do ia kthejmë shqiptarëve. Do sjellim kulturë të re politike”.

Përpara banorëve të Vilbashtovës kreu i opozitës ripërsëriti angazhimin e tij se brenda 100 ditëve të para të qeverisë do të mundësojë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Tv Klan