Taylor Swift ka ndarë një detaj argëtues nga miqësia e saj shumëvjeçare me shoqen e ngushtë, Abigail Anderson, duke zbuluar një zakon të pazakontë që vazhdon edhe sot dhe që bashkëshortët e tyre duhet ta tolerojnë.

Këngëtarja tregoi se të dyja kanë një dobësi të përbashkët: imitojnë vazhdimisht mënyrën e të folurit të personazheve të filmit “Napoleon Dynamite”, një zakon që duket se është bërë pjesë e pandashme e miqësisë së tyre.

Gjatë një bisede rreth filmit të animuar “Toy Story 5”, ku ishte e pranishme së bashku me regjisorin Andrew Stanton, Swift kujtoi se si u njoh me Abigail-in pasi u transferua në Nashville, në moshën 14-vjeçare, shkruan Daily Mail.

Ajo shpjegoi se që në fillim kuptuan se kishin të njëjtin sens humori dhe nisën të imitonin zërat dhe mënyrën karakteristike të të folurit të personazheve të filmit “Napoleon Dynamite”. Edhe pse vitet kanë kaluar dhe të dyja janë tashmë të martuara, ky zakon nuk ka ndryshuar.

Swift e krahasoi miqësinë e tyre me marrëdhënien mes personazheve Bonnie dhe Blaze në “Toy Story 5”, duke vënë në dukje se sa e rëndësishme është të kesh pranë dikë që të pranon dhe të kupton, edhe në momentet kur shfaq anët më të pazakonta të karakterit.

Ndërkohë, Taylor Swift pritet të rikthehet në ceremoninë e CMA Awards më 18 nëntor, pas një mungese dhjetëvjeçare. Kënga e saj për filmin “Toy Story 5” është nominuar në kategorinë “Kënga e Vitit”.

/tvklan.al