Jill Biden ka folur hapur për frikën e humbjes së bashkëshortit të saj, ish-presidentit amerikan Joe Biden, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë.
Në një intervistë për “The Jamie Kern Lima Show”, ish-zonja e parë amerikane tha se e ka të pamundur të mos mendojë për të ardhmen, por thekson se fokusi i tanishëm është te momentet e bukura që po kalojnë së bashku.
“Sigurisht që kam frikë. Nuk mund ta imagjinosh jetën pa njeriun që do. Joe vuan nga një sëmundje e keqe dhe ai do të vdesë, ndaj duhet të shfrytëzojmë çdo moment dhe të gjejmë gjërat që na sjellin gëzim.”
Jill Biden u shpreh se bashkëshorti i saj ka mbetur i fortë dhe rezistent, ndërsa familja po përpiqet ta përballojë sëmundjen duke ruajtur sa më shumë normalitet dhe optimizëm.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
