Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë nisur këtë mëngjes heqjen e gurëve dhe pllakave nga trotuaret e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërhyrja po kryhet me mjete të rënda, por edhe nga punonjësit e bashkisë, në zonat ku protestat e ditëve të fundit lanë pas dëmtime dhe kaos.

Aksioni vjen pas pesë ditësh protestash të thirrura nga studentët, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Tubimet janë shoqëruar me përplasje të dhunshme me policinë, protestues dhe efektivë të lënduar, si dhe arrestime gjatë dhe pas demonstratave.

/tvklan.al