Nga vendimi përfitojnë 500 biznese

Baret dhe restorantet që ushtrojnë aktivitet në Bashkinë e Pogradecit, janë përjashtuar nga taksa e hapësirës publike deri në fund të vitit.

Këshilli Bashkiak, duke konsideruar vështirësitë që po kalon biznesi për shkak të pandemisë dhe zbatimit të protokolleve të sigurisë, ka miratuar zerimin e taksës së tavolinave për 4 muaj.

Nga ky vendim përfitojnë më tepër se 500 biznese.

Më herët Bashkia e Pogradecit zeroi tarifat vendore për të gjitha bizneset që u mbyllën si dhe përjashtoi bizneset nga tarifa e hapësirës publike për periudhën nga Marsi deri në Qershor.

Tv Klan