Prej disa javësh Bashkia e Tiranës ka rinisur procesin e evidentimit të objekteve të palegalizuara.

Të ndihmuar edhe nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, inspektorët e bashkisë kanë dalë në terren, duke u paraqitur pranë këtyre objekteve për t’u dhënë përparësi atyre që ende nuk kanë kontaktuar me njësitë administrative vendore për të bërë deklarimet.

Drejtoria e Koordinimit dhe Legalizimit ka depozituar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës 4,677 matje, ku për 60% të tyre janë dhënë edhe vendimet. Në total janë matur 37 pallate dhe për 85% të tyre janë dhënë vendimet e legalizimit.

Klan News

/tvklan.al