Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Projekti i bashkisë për rehabilitimin e rrugës “Qemal Stafa”, si një nga rrugët më të dëmtuara në kryeqytet, i është lënë në dorë për kryerjen e punimeve, firmës italiane Falcone. Punimet duhet të kishin filluar rreth një javë më parë, por për arsye teknike ato do të nisin pas disa ditësh. Projekti përfshin përfundimin e të gjitha tubacioneve të rregulluara, kanalizimet e ujërave të zeza, si dhe trotuaret së bashku me ndriçimin e krejt rrugës.

Janë rreth 2.5 kilometra rrugë të dëmtuara krejtësisht dhe në gjendje mjaft të keqe për qarkullimin e automjeteve. Kjo rrugë është shtruar edhe disa kohë më parë, me po të njëjtin fat të të gjitha rrugëve të kryeqytetit, pa kanalizime dhe pa asnjë adrenazhim. Fondi që do të përdoret për rregullimin e kësaj rruge është pjesë e veçantë, nga buxheti që disponon bashkia e kryeqytetit./tvklan.al