Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Bashkimi për Fitore dhe Partia Demokratike, pritet të marrin një vendim rreth njohjes ose mosnjohjes së zgjedhjeve. Krerët e këtij grupimi e kanë cilësuar procesin të manipuluar, tragjikomedi, karnaval politik etj. Për këtë qëllim ata prej dy ditësh janë në perëndim për të bërë denoncimin e zgjedhjeve. Kështu Berisha ka shkuar në Vjenë, Topalli në Itali, Fatmir Mediu e Spartak Ngjela në SHBA. Zëdhënësi i PD Edi Paloka, i pyetur rreth takimeve te tyre tha:
Edi Paloka:- “Sapo të kthehen ata, do të keni informacionet e duhura”.
Ndërsa përsa i përket qëndrimit ndaj zgjedhjeve Paloka deklaroi.
Edi Paloka:- “Bashkimi për Fitore thashë, do të mbajë qëndrimin e tij dhe unë po ia deklaroj këtu pa autorizimin e Bashkimit për Fitore, jo si zëdhënës i PD, po si Edi Paloka, që këto zgjedhje nuk i njeh njeri. Bamir Topit ia vodhën votat në kuti të votimit, ia vodhën pa pikë turpi”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego
/tvklan.al












Botërori 2026 