Socialistët në programin e tyre për bujqësinë premtojnë që në 4 vitet e ardhshme të fusin një model bashkëdrejtimi mes bashkive dhe fermerëve për të rritur fuqinë e këtyre të fundit, në shitje. Kryeministri në takim me sipërmarrës të agroturizimit dhe fermerë në Berat shpjegon mekanizmin që ka nisur me një projekt që është hartuar për vajin e ullirit, ku 50 fermerë do bashkëpunojnë me grumbulluesin dhe bashkinë e qytetit për të fuqizuar etiketën “Made in Berat”.

“Në vendet e zhvilluara, bashkitë janë aktorë dhe ne në mandatin e katërt këtë do ta fuqizojmë”, tha Rama.

Rama flet me shifra për të gjitha investimet e bëra në 12 vite në bujqësi.

“120 mijë hektarë dhe sot sipërfaqja e ujitur është 270 mijë hektarë. Janë krijuar 400 pika të reja përpunimi”, tha Rama.

Kryesocialisti pranon se është i nevojshëm një mekanizëm për t’ju imponuar hoteleve dhe bujtinave të ofrojnë produkte vendase dhe lajmëron se në Berat ka gati idenë për hapjen e muzeut të verës.

“T’i stimulojmë agroturizmat që të marrin dhe të promovojnë vlerën shqiptare, e cila kush thotë s’është e mirë, se ti e di unë e pi 33 mijë euro thonë këta, e njoh mirë shumë sipas këtyre domethënë. Po për hir të vërtetës, kur vijnë miqtë huaj unë gjithmonë verë shqiptare për ta promovuar edhe për hir të vërtetës përmirësimi është i jashtëzakonshëm”, tha Rama.

Ne Skrapar kërkon të kuptojne se kush është e ardhmja e PD që u tregua qartë në takimin elektoral të Korçës.

“Ti mund të pëlqesh Ilir Vrenozin që është lideri i vërtete, e patë apo jo? Po kur thosha unë, thoshin tallet ky. Ai është njëshi i vërtete i PD. Fjalët e tij në sallë në Korçë janë programi i vërtete i PD, ai është programi. Ajo është fryma, e patë si u ekzaltua gjithë salla kur ai bënte aluzione erotike për mua sepse këneta e ka shumë thellë kompleksin e inferioritetit prandaj bën ashtu dhe prandaj s’lë rast pa u munduar që të më hedhin mua dritë, një dritë sikur unë kështu e unë ashtu”, tha Rama.

Rama komenton dhe praninë e partive të reja në këto zgjedhje.

“Disa zogj të vegjël që kanë dalë: ”Jo bëhet, jo s’bëhet, jo munden, jo të gjithë bashkë”. Ata mua më heqin mallin e Sudes, të Vebiut dhe të Rrapush Xhaferrit. Ata ta bëjnë detin kos dhe ta bëjnë jetën vaj”, tha Rama.

Në të dy takimet premtoi rrugën Berat-Skrapar dhe rihapjen e kombinatit të Poliçanit, pjesë e planit për rijetëzimin e industrisë së prodhimit të armëve.

Ndërsa në një takim me gratë në Berat, Rama kërkoi votën për të përmbyllur deri në 2027 negociatat e anëtarësimit që me listën e kandidatëve të Berishës, sipas tij nuk ka shanse të ndodhë.

“Ata, këneta, kanë një Eno, një vazo arkeologjike që nuk e di nga e kanë gjetur për ta bërë deputet. Një qyp arkeologjik, pa vlerë, as fatorino nuk e vë unë atë, e për ça, për ta bërë deputet. Mos të torrollisemi me Enot dhe për Enot e arkeologjisë politike më 11 maj, se ne votat tona i kemi, por kjo është mundësia historike”,tha Rama.

Tv Klan