Trajnerët e përfaqësueseve pjesëmarrëse në Euro 2024 duhet të dorëzojnë listat e lojtarëve që do të grumbullojnë deri më 7 Qershor.

Tek Italia, kundërshtari i Shqipërisë në këtë Europian, po diskutohet për futbollistët e mundshëm madje po kuotohen edhe në baste.

Inter kampioni i saposhpallur pritet të ketë më shumë lojtarë dhe për këtë koeficenti është vetëm 1,16.

Pas zikaltërve vjen Roma që ka koeficentin 6 dhe Juventus e Napoli 16. Të shikosh një përfaqësuese të dominuar nga lojtarët e Milan është shumë pak e mundur sipas baseteve dhe e vlerësojnë me koefiçentin 100.

Një ndryshim nga Europianët e kaluar ku më së shumti ishin të pranishëm lojtarë të Juve. Italinë kampione e Europës në fuqi, Shqipërinë dhe të gjitha përfaqësueset pjesëmarrëse në Euro 2024 do t’i ndiqni ekskluzivisht në Tv Klan.

Tv Klan