Futbolli kryeson listën e ndeshjeve të monitoruara

Në vitin 2023 u identifikuan 1329 ndeshje të dyshimta, 9% më shumë krahasuar me 2022, në 12 sporte të ndryshme dhe në 105 vende. Sportradar ka monitoruar mbi 850 mijë ngjarje sportive. Të dhënat tregojnë se 99.5% e ndeshjeve nuk janë të përfshira në trukim. Por sporti me numrin më të madh të ndeshjeve të dyshimta është sërish futbolli me 880 ndeshje i ndjekur nga basketbolli me 205 ndeshje të dyshimta. Sportradar vëren rritje të fortë të ndeshjeve të dyshimta në volejboll me 15% më shumë se 1 vit më parë.

Pjesa më e madhe e ndeshjeve të dyshuara në të gjitha sportet e monitoruara vijnë nga kontinenti europian. Kompania Sportradar po ndihmohet nga përparimi i vazhdueshëm i inteligjencës artificiale. Kjo eknologji ka identifikuar 977 raste në vitin 2023, 123% më shumë krahasuar me vitin 2022.

Bazuar në dyshimet e Sportradar, të cilat mbështeten në krahasimin e të dhënave autoritetet në mbarë botën kanë vendosur 147 sanksione sportive dhe penale në 39 raste të ndryshme, me masa deri në pezullim përjetë nga të gjitha aktivitetet sportive.

Tv Klan