Baumarket, rrjeti gjerman i markatave të veglave të punës dhe kopshtarisë, feston 6 vite në tregun shqiptar, me mbi 75 markata në mbarë vendin.

Nën moton ‘Markat më të mira, shërbimi më i mirë’, Baumarket është kthyer në një destinacion të besuar për të gjithë ata që kërkojnë cilësi, produkte inovatore dhe shërbim të dedikuar.

Baumarket fton të gjithë klientët të bëhen pjesë e festës së tyre, me ulje dhe dhurata.

“Dhe gjatë gjithë muajit festiv, klientët do të përfitojnë nga oferta speciale, si një mënyrë për të shpërblyer besnikërinë e tyre”, tha David Hafesllari, menaxher i Baumarket.

Në markatat moderne, klientët gjejnë gjithçka u nevojitet për shtëpinë dhe punën, nga veglat profesionale, te pajisjet për kopshtari, hidraulikë, elektrikë, artikuj për ambientet e jashtme dhe më shumë.

Për këtë 6 vjetor Baumarket vjen në çdo shtëpi tashmë përmes një aplikacioni online, nga ku mund të porosisni gjithçka ju duhet.

“Risia më e fundit, pikërisht për këtë 6-vjetor, është lançimi i aplikacionit online të Baumarket, që u jep klientëve mundësinë të porosisin produktet që duan me vetëm një klik, kudo që ndodhen”, shtoi David Hafesllari, menaxher i Baumarket.

Baumarket, 6 vite rritje dhe sukses në tregun shqiptar, me një qëllim të pandryshuar: të ofrojë gjithmonë markat më të mira dhe shërbimin më të mirë.

Tv Klan

/tvklan.al