Bayern Munchen është një klub i konsoliduar, pasi për vitin e 33-të radhazi ka bilanc pozitiv.
Falë skuadrës së futbollit, të ardhurat për sezonin 2024–2025 ishin më shumë se 978 milionë euro, shifra më e lartë në historinë e bavarezëve.
Në krahasim me bilancin e mëparshëm, është shtuar me 2,8%, ku arkëtimi u përllogarit rreth 950 milionë euro. Sa i përket fitimit neto, ai është më i ulët se bilanci i mëparshëm, por gjithsesi i kalon 27 milionë.
Rreth 260 milionë euro vijnë nga dita e ndeshjes, 240 milionë nga sponsorët, ndërsa 150 milionë nga shitja e fanelave apo materialeve të tjera me stemën e Bayern.
Klubi i rekordeve në Gjermani krenohet edhe me 432,500 anëtarë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
