Bayern Munchen le pikë në kampionat, duke barazuar 2 – 2 me Wolfsburg. Bavarezët e mbyllën në avantazh të 2 golave pjesën e parë.

Lewandowski dhe Robben ishin shënuesit. Bayern lëshoi në pjesën e dytë. Miqtë barazuan rezultatin, të ndihmuar edhe nga një gafë e portierit Ulreich, duke bërë të ndjehet mungesa e Neuer.

Kapiteni është operuar dhe pritet të mungojë deri në janar. Ndryshimet e kryera nga Ancelotti nuk sollën gola. bavarezët kanë patur edhe një humbje në këtë sezon në fushën e Hoffenheim. Bayern barazohet me pikë Borussia Dortmund, që duhet të luajë ende takimin e javës së gjashtë dhe nëse fiton e çon në 3 pikë diferencën me rivalin për titullin.