Bayern Munchen fitoi Superkupën e Gjermanisë që prej këtij sezoni ka emrin e ish-lojtarit legjendar të këtij ekipi Franz Beckenbauer, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar.
Trofeu i parë i sezonit i sigurua me suksesin 2 – 1 ndaj Stuttgart mbrëmjen e së shtunës. Bavarezët që kontrolluan sfidën realizuan golin e parë me Kane në minutën e 18’.
Luis Diaz shënoi përsëri për Bayern në të 77’. Stuttgat shkurtoi disavantazhin në kohën shtesë me Leweling, gol që shërbeu vetëm si statistikë.
Kjo është hera e 11 që Bayern Munchen triumfon në Superkupën e Gjermanisë, aktivitet që mbahet prej 1987 mes fituesit të Bundesliga dhe Kupës së Gjermanisë. Të premten do të jetë radha e kampionatit ku sezoni i ri do të hapet me sfidën Bayern – Leipzig.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
