Shtatë takimet e raundit të katërt në Ligën e Kampionëve u mbyllën me gola të shumtë dhe rezultate të thella.

Bayern Munich arriti një fitore të rëndësishme 2-0 në transfertë përballë Atletico Madrid, duke vulosur suksesin me golat e Karl dhe Laimer.

Kampionët në fuqi të Paris Saint-Germain regjistruan fitoren më të thellë të mbrëmjes, duke mposhtur spanjollët e Villarrealit me rezultatin tenistik 6-0.

Një fitore bindëse siguroi edhe Barcelona, e cila mposhti 3-0 në shtëpi anglezët e Aston Villas.
Në Angli, Manchester United realizoi një përmbysje spektakolare në minutat e fundit duke fituar 3-2 ndaj Romës, me protagonistë kryesorë Cunhan që shënoi dopietë dhe Bruno Fernandes. Interi triumfoi thellë 3-0 në transfertën holandeze përballë skuadrës së Feyenoord.

Në duelet e tjera, LASK shkatërroi 4-0 Slovan Bratislavën, ndërsa takimi mes Bodo/Glimt dhe Lille u mbyll në një barazim pa gola 0-0.

/tvklan.al