Telashet nuk kanë të sosur për Bajern Mynihun!

Rekordmenët gjermanë po bëhen gati për përballjen në çerekefinale kundër Interit, por kanë probleme në repartin difensiv.

Pas dëmtimeve të Alfonso Davies dhe Dayot Upamecano, Hiroki Ito ka shqetësime si pasojë e një frakture të pësuar në shputë, duke komplikuar më tej planet e trajnerit Vincent Kompany.

Lojtari ishte rikthyer pas një pushimi të gjatë, ndërsa në minutën e 58 zëvendësoi Gurrieron në sfidën ndaj St Paul, që e fituan 3-2.  Por dhimbjet në këmbën e djathtë e detyruan atë të linte fushën e lojës.

Drejtori sportiv i klubit bavaez Max Eberl tha se në ekip ka tre mbrojtës të dëmtuar, e grupi duhet të përpiqet më shumë që të arrijë objektivat.

Përveç kësaj, Kompany ka një tjetër problem. Portieri Manuel Neuer nuk është i disponueshëm, pasi pësoi një lëndim në pulpë në sfidën ndaj Stuttgart.

Edhe Aleksandar Pavloviç nuk është në gjendjen e tij optimale, por në dyshim është edhe Kingsley Coman.

Sfida e parë çerekfinale e Ligës së Kampioeneve midis Bajernit e Interit do të luhet në “Alianz Arena” më 8 Prill.

Klan News

/tvklan.al