Bayern Munich nuk njeh mëshirë. Kampionët shkatërruan 7-0 Union Berlin në javën e katërt të Bundesligës, duke ruajtur perfeksionin në këtë sezon falë edhe dyshes Harry Kane- Olise.
Kapiteni i Anglisë shënoi dy gola në këtë përballje, duke arritur kuotën e 100 golave në Bundesligë në vetëm 98 ndeshje.
Askush tjetër në historinë e kampionatit gjerman nuk kishte arritur kaq shpejt në këtë kuotë.
Kane zhbllokoi sfidën në minutën e 39-të nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në minutën e 54-t, ai realizoi edhe golin e dytë personal, duke goditur me kokë pas një krosi perfekt të Olise.
Me këtë gol, Kane shkoi në 101 gola në Bundesligë.
Që prej transferimit te Bayern në vitin 2023, sulmuesi anglez ka shënuar 152 gola në 154 paraqitje në të gjitha kompeticionet, një statistikë e jashtëzakonshme.
Por në mbrëmjen e Mynihut, spektakli kishte edhe një protagonist tjetër.
Olise ishte i papërmbajtshëm, duke realizuar një tregolësh dhe duke dhënë edhe një asist.
Musiala shkruajti emrin në listën e golashënuesve, teksa Saibari shënoi golin e tij të parë me fanellën e Bayernit në minutën e 70-të.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
