Largimi i Thomas Muller pas 16 vitesh te Bayern solli pakënaqësi te tifozët. Por duket se ky nuk ka qenë vetëm një vendim sportive, por më shumë ekonomik. Në një intervistë për gazetën “Die Welt” , Presidenti i nderit të klubit gjerman, Uli Hoeness, tha se situata financiare nuk është ajo e mëparshmja dhe duhet pasur kujdes.

“Nëse gjendja financiare do të ishte ajo e 3 viteve më parë, vendimi për Muller do të ishte ndryshe. Bayern Munchen duhet të kursejë. Nuk ka shumë para në rezervat tona. Duhet të mendojmë për aspektin ekonomik. Ndoshta duhet të marrim edhe borxh në bankë dhe kjo për Bayern është diçka e re”, tha Uli Hoeness (President nderi te Bayern).

Bayern në 2024 pati për të 32 vit radhazi bilancin pozitiv. Kjo tregon shumë për mënyrën se si drejtohet ky klub që kujdeset shumë që ana financiare të jetë e shëndoshë.

Tv Klan