Bayern Mynihu  prezantoi blerjen e re, Zhoao Palinja, në stadiumin “Alianz Arena”.

Mesfushori portugez u mor nga bavarezët nga ekipi i Fulhemit dhe ka firmosur një kontratë katër vjeçare. 29-vjeçari tregoi emocionet për këtë transferim.

Palhinha, mesfushori i Bayern: Është një ëndërr, një ëndërr që bëhet realitet! Është kënaqësi që të jem në një ekip me kaq shumë futbollistë të zotë. Kam shumë emocione sa të zbres në fushë, të vesh këtë fanellë dhe të përfaqësoj këtë klubin. Nuk e prisja këtë mundësi me Bayern-in. Jam krenar, si unë dhe familja ime.

Palinja ishte afër transferimit në “Alianz Arena” në verën e 2023, por akordi u prish në ditën e fundit.

29-vjeçari është blerja e dytë për Bayern-in që vjen nga Premier League, pas kalimit të sulmuesit të krahut Mikael Olise nga Kristal Palas.

Klan News