Stuttgarti ka refuzuar një tjetër ofertë të Bayern Munchen për sulmuesin Nick Woltemade, duke e komplikuar edhe më shumë një transferim të mundshëm të gjermanit.

Pas disa tentativave, klubi bavarez e çoi ofertën në 60 milionë euro plus bonuse, por “Die Roten” nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket kërkesës së tyre prej 75 milionë eurosh.

Vetë 23-vjeçari e dëshiron kalimin në Mynih. Madje ai u ka thënë bavarezëve se është gati të heqë dorë nga një pjesë e pagës së tij, vetëm që transferimi të kryhet.

Por deri më tani, klubi aktual ka refuzuar të tregojë tolerancë, duke marrë kritikat e përfaqësuesve të lojtarit, që akuzojnë drejtuesit e Stuttgartit se po krijojnë pengesa, pavarësisht se ishin zotuar se do ta lejonin futbollistin të largohej në rast të një oferte serioze.

Në një situatë të tillë, Bayerni po shikon për alternativa të tjera. Një kandidat me potencial është futbollisti i Chelseat, Christopher Nkunku. Por “Blutë” e Londrës duan vetëm ta shesin përfundimisht futbollistin, për të cilin ka shfaqur interes edhe Interi dhe Leipzig.

Aktualisht, gjasat janë që Woltemade të mbetet te Stuttgart, ndërsa Bayerni, që më herët shpenzoi 75 milionë euro për Luis Diaz, duket se do të përballet me një tjetër zhgënjim.

Klan News

/tvklan.al