Kapen 4 kallashnikove dhe municion luftraka, arrestohen dy të rinj

Pas Vlorës, është radha e policisë së Durrësit që të zbulojnë bazën e armatimit që furnizonte grupet kriminale.

Këto janë pamjet kur në Shkallnur policia ka arrestuar Hekuran Troplinin dhe Emiljano Pashon 20 dhe 19 vjeç të cilët posedonin 4 armë zjarri kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarak dhe 1  motomjet që shërbente për të lëvizur dhe transportuar armët e municionin.

Ato ishin të fshehur në një vilë në këtë fshat dhe pas marrjes së porosive dy të rinjtë i transportonin për në vendin e shkëmbimit.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë muajve të fundit, kanë shitur sasi armatimi dhe municioni luftarak. Policia e finalizoi këtë operacion pas një hetimi një mujor ndërsa mbetet ende nën hetim se kush ishin personat që i blinin këto armë dhe për çfarë ngjarje kriminale janë përdorur.

Policia pritet të marrë prova shkencore nga këto armatime për të parë mundësitë e përfshirjes së serive të këtyre armëve në dosje të vjetra hetimore.

Klan News