Shqipëria, Moldavia dhe Bosnje Hercegovina janë tre shtete më të prekur nga ndryshimet klimatike, për të cilat më shumë cenohet bujqësia.

Të dhënat bëhen të ditura nga raporti i fundit i Bankës Botërore sipas së cilës, Shqipëria renditet në vend të tretë për cënueshmërinë dhe prekjen nga ndryshimet klimatike të ndikuara edhe nga fenomeni “El Nino”.

Sipas Bankës Botërore afro 25% e popullsisë në Shqipëri është e ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshimeve klimatike. Më shumë se 35% e PBB-së së Shqipërisë gjenerohet nga sektorë të lidhur ngushtë me klimën, ku bujqësia dhe energjia janë më të rrezikuara.

“Shqipëria sektorët e bujqësisë dhe energjetikës i ka të lidhura me faktorët meteorologjik, rritja e temperaturave të ajrit sjell më shumë thatësira dhe ndikon në bujqësi, por edhe në sektorin e energjetikës pasi ne bazohemi në sistemin hidrik”, tha specialistja e IGJEO, Anira Gjoni.

Në vlerësimet më të fundit të tetorit 2026, Banka Botërore ka vlerësuar me ecuri të ngadaltë përsa u përket projekteve mbështetëse në infrastrukturën e ujitjes, kullimit dhe qendrave ushqimore.

Në raport flitet për rrrezikun dhe cënueshmërinë e vendit tonë nga ndryshimet klimatike. Raporti thekson infrastrukturën dhe mundësinë e përballimit të këtyre ndryshimeve klimatike dhe vendi ynë raportohet si vendet më të prekura.

Thatësira e madhe në të gjithë Evropën dhe një El Niño jashtëzakonisht i fortë po përkeqësojnë presionet e furnizimit, duke ulur prodhimin e drithërave, duke kërcënuar të korrat e grurit duke rritur rrezikun e rritjes së mëtejshme të çmimeve globale të ushqimit.

Sipas ekspertëve për shkak të këtij fenomeni atmosferik, dimri pritet të jetë me ditë te ngrohta dhe ekstremisht të ftohta e përmbytje.

/tvklan.al