Një raport i fundit i Bankës Botërore nxit Shqipërinë të angazhohet në rritjen e investimeve private duke theksuar edhe fushat që kanë potencial të lartë për të tërhequr investime të huaja.

Bëhet fjalë për mobilizmin e rreth 929 milionë dollarëve amerikanë që do të krijonin 13 mijë deri 18 mijë vende pune në një periudhë afatmesme në agroturizëm, menaxhimin e mbetjeve dhe digjitalizimin e pagesave.

“Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm ekonomik gjatë dekadës së fundit. PBB-ja për frymë u rrit nga 24% e mesatares së Bashkimit Evropian në vitin 2008, në 41% në vitin 2025, ndërsa investimet e huaja direkte kanë mbetur në nivele të larta”, njofton Banka Botërore.

Megjithatë, Banka Botërore rendit edhe probleme si informaliteti, mungesa e kualifikimeve dhe aftësive, qasja e kufizuar në financim, mangësitë në infrastrukturë që rrisin kostot për bizneset dhe

“Shqipëria ka mundësinë ta shfrytëzojë kërkesën e lartë në sektorin e turizmit, kalimin drejt një ekonomie qarkulluese dhe vazhdimin e reformave për pagesat digjitale për të nxitur më shumë investime private dhe vende pune më të mira”, tha Menaxheri i zyrës së Grupit të Bankës Botërorë për Shqipërinë, Massimiliano Paolucci.

Banka Botërore identifikon masa konkrete në sektorët e agroturizmit, menaxhimit të mbetjeve dhe pagesave digjitale, të cilat mund të ndihmojnë bizneset të investojnë, të zgjerohen dhe të krijojnë mundësi ekonomike në të gjithë vendin.

/tvklan.al